kelmend & shkrel.
Aventura do t’ju bëjë të shijoni peisazhe mbresëlënëse.

MIRESEVINI NE PORTALIN E PROMOVIMIT TE TURIZMIT NE KOMUNAT E KELMENDIT DHE SHKRELIT

Në fillim të shekullit të njëzetë Edith Durham, një ekploruese e re britanike, u ndje e tërhequr nga Malësia e Madhe, toka e Shqipërisë së Epërme. Mes shumë vështirësive u josh nga bukuria e një kulture të lashtë por që mbizotëron ende sot, the land of the living past.
Për të përjetuar të njëjtat emocione me Durham i ofrojmë udhëtarit të sotëm zbulimin e Kelmendit dhe Shkrelit, një nga zonat më të thella të Veriut të Shqipërisë. Aventura do t’ju bëjë të shijoni peisazhe mbresëlënëse, një natyrë të paprekur dhe zbulimin e traditave dhe zakoneve ende të ruajtura gjallë.
Fshatrat i përshtaten çdo lloj nevoje dhe janë të pasura me shumë "thesarë" për t’u zbuluar: paqe e qetësi për familjet, mikpritje në shtëpitë tradicionale të përshtatura në bujtina, kuzhinë autentike për shijuesit e mirë të ushqimit bio dhe të produkteve tipike, natyrë të paprekur për të apasionuarit pas saj, male të rrëpirta për ata që janë në ndjekje të aventurës. Udhërrëfyes vendas, të kujdesshëm dhe të përgatitur, do t’ju shoqërojnë në zbulimin e këtyre vendeve mahnitëse.
E gjithë kjo e shoqëruar me harenë e vendasve, të cilët e kanë mikpritjen një ligj të shenjtë të pacënuar në vite, po kjo që në fillim të shekullit të shkuar bëri që gruaja e re të dashurohej me Veriun e Shqipërisë.

Mikpritja
Harta
Foto Galeri
Info Point

Informacione te pergjithshme.

Territori dhe Mjedisi
Një përvojë unike dhe mbresë lënëse që do t’ju kthejë pas në kohë!

Dashamirësit e maleve dhe të ushqimit natyral nuk mund të mos vizitojnë komunat e Kelmendit dhe Shkrelit: vende ideale për të bërë shëtitje në natyrë, trekking, xhiro me biçikleta malore në mes të një natyre të paprekur, për të njohur njerëzit dhe kulturën e vendit dhe për të shijuar gatimet tradicionale vendase. Shumë shtigje të hershme, dëshmitare për shekuj të marrëdhënieve shoqërore ndërmjet fshatrave, janë pastruar dhe markuar me sinjalistikën ndërkombëtare dhe GPS, dhe mund të përshkohen nga grupe familjare apo miqsh, sipas shkallës së vështirësisë që dëshirohet të përballohet: udhërrëfyesit vendas janë të gatshëm për të dhënë këshilla dhe për të shoqëruar eskursionistët në këtë territor, i cili është i gjithi për t’u zbuluar! Kush dëshiron të përfshihet në përvoja të veçanta apo të përjetojë momente të jetës së përditshme në lartësi, mund të bashkohet me familjet e komuniteteve vendase, të cilat nga qershori deri në shtator, zhvendosen së bashku me bagëtitë e tyre për në stanet e bjeshkëve, për t’iu përkushtuar kullotave dhe prodhimit të qumështit dhe djathit. Një përvojë unike dhe mbresëlënëse që do t’ju kthejë pas në kohë!

  • Si të arrijmë në Kelmend:

    Furgonat (8 –10 vende) nisen pas mesdite nga Shkodra ose Kopliku drejt Kelmendit dhe në mëngjes herët nisen nga fshatrat e Kelmendit për në Shkodër.

  • Si të arrijmë në Shkrel:

    Furgonat për në Shkrel nisen nga Shkodra ose Kopliku dhe anasjelltas

  • Qendra shendetsore:

    Fshatrat Dedaj, Tamare e Vermosh. Spitale: Shkodër dhe Koplik

  • Numra të nevojshëm:

    Urgjenca: 126
    Policia e Shtetit: 129
    Zjarrfikësit: 128

Evente Lokale

Festa e Reçit

Nën hijen e drurëve shekullor të gështenjave me këngë e me vallë përkujtohet Lufta e Reçit, që daton më 30-31 Gusht 1943. Kjo festë festohet çdo vit nga viti 1947 …

Hapja e sezonit turistik

Me rastin e festes fetare të fshatit Vermosh, më 29 Qershor 2012 u zhvillua për herë të parë eventi i hapjes së sezonit turistik 2012 të Kelmendit …

Logu i Bjeshkeve

Është një manifestim kulturor që zhvillohet çdo vit që nga vitin 1998 në të shtunën e dytë të muajit Gusht në fshatin Lepushë të Kelmendit në vendin e quajtur Qafa e Predelecit …

Festa Hena e plote

Ky event zhvillohet çdo të shtunë të tretë të muajit Gusht. Fillimet i ka në vitin 2006. Ideja e krijimit të këtij eventi lindi nga një grup italian për argëtimin e të rinjëve të Kelmendit si dhe Tamara …

Historia dhe Kultura

Gastronomia, Receta dhe Prodhime Tipike

Bujtinat

Na kontaktoni