Bujtina “KAFE NATYRA” – Vasel Mitaj

Vermosh

+382 69526118

Dhoma: 6
Shtretër: 21
Tualet: 3

Një përvojë me të vërtetë unike do të përjetoni në këtë bujtinë alpine! Kjo shtëpi karakteristike malore është shndërruar me dashuri dhe me mjeshtëri në një bujtinë me hapësira për kamping, e cila plotësohet më së miri me një bar të ndërtur në oborr të saj, mbi degët e një peme qershie.

E gjendur përpara një panorame malore mahnitëse, bujtina është një pikënisje e përkryer për të eksploruar gjithçka natyra ofron.

Do të përjetoni ditë të këndshme në origjinalitetin që ajo mbart dhe do të mikëpriteni nga njerëzit e shtëpisë duke shijuar një kafe të mirë në barin e vogël të ndërtuar në degët e qershisë. Zoti i shtëpisë do ju mirëpresë me tregime të bjeshkëve dhe këngë tipike të barinjve.