Bujtina “KOLE ALIAJ”

Lepushë
+355 69 66 31 773 

Dhoma: 3
Shtretër: 8
Tualet: 3

Kjo bujtinë malore, si çdo bujtinë tjeter alpine në këtë zonë, ofron për syrin tuaj bukuri mahnitëse në peizazhin që e rrethon por edhe për mënyrën se si është mobiluar dhe për strukturën që e karakterizon. Përveç bukurive që sheh syri, të veçantë këtë bujtinë e bën bujaria dhe mikpritja që të zotët e shtëpisë, Kola dhe Maria, u ofrojnë miqve të tyre.  Gjithashtu në tavolinën e tyre nuk mungojnë gatimet e shijshme tipike të zonës, që përgatiten me shumë kujdes nga zonja e shtëpisë.