Bujtina “TRADITA” – Tom Dragu

Lepushë

+38269559049

Dhoma: 3
Shtretër: 10
Tualet: 2 

Bujtina “Tradita” nga vetë emri është një bujtinë tradicionale që ndodhet në fshatin Lepushë. Përpara kësaj bujtine shfaqen Bjeshkët e Namuna me freskinë, bukurinë dhe ajrin e pastër që të mbush shpirtin me jetë! Të gjitha këto pamje ndërthuren me strukturën e shtëpisë 100 vjeçare, tipike kelmendase, ku struktura dhe mobilimi sipas traditës janë ruajtur me fanatizëm nga familja Dragu. Mikpritja e kësaj familje është gjithashtu e pashoqe. Bujtina ofron një menu shumë të pasur me gatime tipike siç i ka hije traditës dhe bujarisë së zonës së Kelmendit.