Festa e Reçit

Në fshatin Reç të Shkrelit çdo vit të dielën e fundit të muajit Gusht zhvillohet festa e Reçit.

Nën hijen e drurëve shekullor të gështenjave me këngë e me vallë përkujtohet Lufta e Reçit, që daton më 30-31 Gusht 1943. Kjo festë festohet çdo vit nga viti 1947 dhe mbledh banor nga anë e mbanë Shkreli e krahinat përreth. Tingujt e muzikës popullore tradicionale dhe moderne do ju rrëmbejnë të merrni pjesë në vallet në grup që zhvillohen në shesh. Pasi të jeni argëtuar duke kënduar dhe vallëzuar, një vakt i shijshëm do ju presë në restorantet e Reçit.