Festa Hena e plote – Kelmend

Ky event zhvillohet çdo të shtunë të tretë të muajit Gusht. Fillimet i ka në vitin 2006. Ideja e krijimit të këtij eventi lindi nga një grup Italian për argëtimin e të rinjëve të Kelmendit si dhe Tamara si qendra e Kelmendit të kishte një festë tradicionale të veten.Në këto vitet e fundit festa njihet më shumë si festa e emigrantëve, nga që është periudha që ata janë me pushime në vendlindjen e tyre.

Vitet e  fundit ata janë kthyer në sponsorët kryesor që bëjnë të mundur realizimin e këtij eventi. Kjo është festa tradicionale e Tamares, ku festohet me këngë me valle dhe duke shijuar birrën Tamara e cila ka filluar të prodhohet po në atë vit. Është një event ku ndërthuren tradicionalia me modernen.