Vermosh

Në skajin më verior të Shqipërisë, në mbi 1000 m lartësi, gjendet fshati Vermosh. Ky fshat është 31 km larg fshatit Tamare, qendra e komunës Kelmend. Vermoshi është i pasur me bukuri natyrore. Majat dhe shpatet e maleve, zbresin ëmbël mbi tabanin e sheshtë dhe të gjerë të luginës së Vermoshit duke i dhënë territorit pamjen e[…]

Lepushë

Fshati Lepushë ndodhet 21 km larg Tamares dhe 10 km më në juglindje të fshatit Vermosh. Ky fshat gjendet 1200 m mbi nivelin e detit dhe vlerёsohet si kryevepra e natyrёs sё Kelmendit. Ai shtrihet nё njё luginё tё butё tё veshur me gjelbërim, ku pranё saj ngrihen Bjeshkёt e Namuna, vendi ku lindёn legjendat dhe eposi i[…]

Selce

Fshati Selcё shtrihet në lartësinë 353-1100 m mbi nivelin e detit. Ky fshat ndodhet 8 km në veri të qendrës së komunës Kelmend. Selca është fshati i bukurive të fshehura. Përgjatë rrugës së makinës ai duket si një fshat i varfër por nuk është kështu, ai fsheh bukuri të shumta jo vetëm natyrore. Në Selcë gjendet kanioni më[…]

Tamarë

Fshati Tamare është qendra administrative e komunёs Kelmend. Ky fshat shtrihet në një lartësi rreth 280 m dhe gjendet aty ku bashkohen ujrat e lumit Cem tё Selcёs dhe Cemit tё Vuklit. Fshati ka marrё emrin nga Tamara, gruaja e Vezirit tё Shkodrёs në shek XVIII. Klima ёshtё e butё, rrallё bie dёborё. Përreth këtij fshati ngrihen male[…]

Vukël

Është ndёr fshatrat qё Mary Edith Durham e konsideron magjepёs. Gёrmimet arkeologjike dёshmojnё pёr njё banim tё kёtij fshati qё nё periudhёn e neolitit. Ky fshat shtrihet në lartësi 525- 1150 m, 18 km larg fshatit Tamare, qendrës së komunës Kelmend. Klima relativisht e butë në luginën e Vuklit ka krijuar kushtet e favorshme për[…]

Fshati Nikç

Në një largësi 15 km në lindje të fshatit Tamare, rrёzё bllokut tё Shenikut rreth 600 – 850 m mbi nivelin e detit gjendet Nikçi, një fshat i vogël i komunës Kelmend. Dhe në këtë fshat natyra nuk është treguar kursimtare në ofrimin e bukurive të saj. Këtu do të gjeni shpella të bukura, burime[…]

Fshati Kozhnje

Ky fshat gjendet rreth 550 m mbi nivelin e detit, vetëm 6 km larg qendrës së komunës Kelmend, fshatit Tamare. Rruga për në Kozhnje fillon me ngushtimin e grykës së lumit Cem të Vuklit. Aty ku lumi rrjedh me rrëmbim nga një gurë në tjetrin, ngrihet thikshëm peisazhi alpin i fshatit Kozhnje. Ky është një[…]

Fshati Broje

Në një largësi prej 12 km, në jug të fshatit të Tamares, në 200-850 m lartësi gjendet fshati Broje. Relievi i copëtuar dhe vende-vende i pjerrët dhe i zhveshur i ka dhënë Brojes pamjen e një kalaje të mbrojtur me mure të paarritshëm. Klima është e ftohtë, bora dhe akulli janë dukuri e zakonshme. Fshati[…]