Itinierare

Speleologji
Rrethi i Malësisë së Madhe paraqet një territor mjaft interesant nga pikëpamja gjeologjike, me shkëmbinj, shpella, zgavra natyrore, akullnaja. Një mjedis tërheqës për ata që dëshirojnë të zbulojnë historinë gjeologjike të Alpeve Shqiptare, duke ekspoluar botën nëntokësore, për të kuptuar ndryshimet që zona ka pësuar përgjatë periudhave gjeologjike, për të lexuar në një perpektivë të re peisazhin që na rrethon.
Shumë njerëz sot praktikojnë shpellologjinë, jo vetëm nga pikëpamja shkencore por si një disiplinë kryesisht sportive.

Rajoni ofron mundësi të shumta për ata që janë të interesuar në eksplorimin e shpellave natyrore, por për arsye sigurie ju sugjerojmë të shoqëroheni nga udhërrëfyesit vendas, të cilët prej vitesh shoqërojnë grupe speleologësh të ardhur nga vende të ndryshme të Europës, per me teper rreth shpellave ne Shkrel eshte bere edhe nje studim nga Dr. Philippe Theou, studim te cilin mund ta gjeni te rubrika “Kelmend-Shkrel->Atraksione Turistike”
Për informacione mbi shërbimin e udhërrëfyesve kontaktoni Zyrën Turistike në Tamarë dhe ne Dedaj.
Kayak
Lundrimi në lumin Cem me kayak është i mundur vetëm për ata që zotërojnë aftësitë dhe njohuritë teknike të një eksperti për të drejtuar kayak. Një përvojë “ekstreme” për kanoistë ekspert gjatë periudhës tetor-nëntor ose mars-prill, në të cilën prurjet e ujit janë të konsiderueshme.
Mountain-Bike
Ata që dëshirojnë të thithin ajër të pastër dhe të shijojnë duke pedaluar një larmi peisazhesh të mrekullueshme malore dhe luginash lumore mund të zgjedhin Malësinë e Madhe, për mundësitë e shumta që ofron për të apasionuarit pas biçikletës.

Në Kelmend mund ta përjetoni këtë aventurë në rrugë të pashtruara, të përfshirë në një natyrë të bukur dhe ende të paprekur, një një mjedis të pasur me biodiversitet.

Në Shkrel mund të shijoni shëtitje relaksuese nën hijen e pyjeve të gështenjave, mes peisazheve malore të mrekullueshme në qetësi të plotë.
Eskursione
Shëtitje një ditore në zbulim të pyjeve, luginave dhe majave, fshatrave dhe bjeshkëve, për të rizbuluar kënaqësinë e kontaktit me Natyrën në rrethin e Malësisë së Madhe.

Shëtitjet një ditore në natyrë, me tematikë natyrore dhe historiko-kulturore, mund të zhvillohen në çdo stinë në komunën e Shkrelit. Ndërsa është e parapëlqyer stina pranverore dhe verore për të zbuluar Kelmendin.
Shetitje me kale
Turizmi me kuaj ose përdorimi i kuajve me qëllimin që të ngasin në vende të paprekura është kthyer gjatë viteve të fundit një nga aktivitetet e propozuara në natyrë në Shqipërinë Veriore. Të shumta janë familjet dhe shtëpitë pritëse që janë duke punuar për t’u ofruar vizitorëve të tyre mundësinë për të zhvilluar shëtitje me kuaj, përgjatë itinerareve të përfshirë në një natyrë ende të egër.
Kali në Veri të Shqipërisë përfaqëson një mori gjërash: një mjet “transporti” tërësisht në respekt të mjedisit, një pikë vëzhgimi të “drejtë” për të kapur karakteristika shumë interesante të ofruara nga fshati, një mik “besnik” që shoqëron familjet vendase gjatë zhvendosjes tradicionale verore drejt kullotave të bjeshkëve.
Dhe emocionet që të rezervojnë shëtitjet me kuaj nuk lihen lehtë në harresë, mbeten të gjalla për shumë gjatë!