Arkitektura Tradicionale

 

Kelmend:

Kompleksi arkitekturor tipik në Vermosh

Banesat janё 2-3 katёshe, me mure tё trasha, tё ndёrtuara me kombinim gurёsh tё bardhё dhe tё errёt dhe me qoshe tё pёrpunuara, me ballkon dhe shkallё të jashtme prej guri ose druri.

Çatitё e shtёpive janё tё tipit alpin, shumё tё pjerrta dhe me strehё tё dalё jashtё tё mbuluar me dru pishe tё kuqe. Dritaret dhe dyert janë tё kornizuara me drurё dhe kanë formë drejtkёndore, por ka dhe shtёpi qё ato i kanё me harqe. Ambientet e brendshme janё tё rregulluara me shumё shije dhe janë tё zbukuruara me punime shumё tё veçanta prej leshi. Tё gjitha shtёpitё kanё tualete dhe ujё brenda.

Në këtë kompleks përveç shtëpive alpine 2-3 katëshe prej guri dhe me çati me pishë të kuqe, në oborr ndodhen kotecët e pulave, mullari i sanës, pemët frutore, gardhi dhe vatha e dhenve.

Kompleksi arkitekturor tipik ne Selcë

Shtёpitё janё 1-2 katёshe prej guri, me çati tё mbuluara me tjegulla tё kuqe. Karakteristikё e tyre ёshtё ballkoni i gjatë që shtrihet gjatë gjithë pjesës sё përparme tё saj.

Kompleksi arkitekturor tipik ne Brojë

Nё Brojё kemi një kompleks arkitekturor tipik, i cili është i veçantë nga fshatrat e tjerë. Shtëpitë janë në formë kulle.

 

Shkrel:

Banesa tradicionale e Shkrelit është 2 katëshe prej guri, me shkallë nga jashtë. Në katin e parë qëndrojnë bagëtitë dhe kati i dytë përdoret për banim. Çatitë janë të mbuluara me tjegulla dhe duke qenë se këtu klima është me e butë se në Kelmend çatitë nuk janë alpine po kanë një pjerrtësi të lehtë. Dritaret janë të vogla, e veçanta e këtyre banesave janë dyert me formë gjysëm harku.

Në oborr gjenden mjaft pemë frutore. E gjitha banesa është e rrethuar me gardh i përbërë nga drunjë të hollë të rreshtuar vertikalisht njëri pas tjetrit.