Miresevini ne faqen e internetit per promovimin e turizmit
ne komunat e Kelmendit dhe Shkrelit.

Në fillim të shekullit të njëzetë Edith Durham, një ekploruese e re britanike, u ndje e tërhequr nga Malësia e Madhe, toka e Shqipërisë së Epërme. Mes shumë vështirësive u josh nga bukuria e një kulture të lashtë por që mbizotëron ende sot, the land of the living past.

Për të përjetuar të njëjtat emocione me Durham i ofrojmë udhëtarit të sotëm zbulimin e Kelmendit dhe Shkrelit, një nga zonat më të thella të Veriut të Shqipërisë. Aventura do t’ju bëjë të shijoni peisazhe mbresëlënëse, një natyrë të paprekur dhe zbulimin e traditave dhe zakoneve ende të ruajtura gjallë.

Fshatrat i përshtaten çdo lloj nevoje dhe janë të pasura me shumë “thesarë” për t’u zbuluar: paqe e qetësi për familjet, mikpritje në shtëpitë tradicionale të përshtatura në bujtina, kuzhinë autentike për shijuesit e mirë të ushqimit bio dhe të produkteve tipike, natyrë të paprekur për të apasionuarit pas saj, male të rrëpirta për ata që janë në ndjekje të aventurës. Udhërrëfyes vendas, të kujdesshëm dhe të përgatitur, do t’ju shoqërojnë në zbulimin e këtyre vendeve mahnitëse.

E gjithë kjo e shoqëruar me harenë e vendasve, të cilët e kanë mikpritjen një ligj të shenjtë të pacënuar në vite, po kjo që në fillim të shekullit të shkuar bëri që gruaja e re të dashurohej me Veriun e Shqipërisë.