Warning: Illegal string offset 'fonttype' in /home/kelmend/public_html/sq/wp-content/themes/Growing-Feature/admin/theme-functions.php on line 57

Warning: Illegal string offset 'fonttype' in /home/kelmend/public_html/sq/wp-content/themes/Growing-Feature/admin/theme-functions.php on line 63

Warning: Illegal string offset 'fonttype' in /home/kelmend/public_html/sq/wp-content/themes/Growing-Feature/admin/theme-functions.php on line 69

Warning: Illegal string offset 'fonttype' in /home/kelmend/public_html/sq/wp-content/themes/Growing-Feature/admin/theme-functions.php on line 75

Warning: Illegal string offset 'fonttype' in /home/kelmend/public_html/sq/wp-content/themes/Growing-Feature/admin/theme-functions.php on line 81

Warning: Illegal string offset 'fonttype' in /home/kelmend/public_html/sq/wp-content/themes/Growing-Feature/admin/theme-functions.php on line 87

Warning: Illegal string offset 'fonttype' in /home/kelmend/public_html/sq/wp-content/themes/Growing-Feature/admin/theme-functions.php on line 93

Warning: Illegal string offset 'fonttype' in /home/kelmend/public_html/sq/wp-content/themes/Growing-Feature/admin/theme-functions.php on line 99

Warning: Illegal string offset 'fonttype' in /home/kelmend/public_html/sq/wp-content/themes/Growing-Feature/admin/theme-functions.php on line 105

Fshati Bogë

Rreth 18 km më në veri të fshatit Dedaj, qendrës së komunës Shkrel, rruga të shpie në fshatin Bogë. Një fshat i vendosur në një luginë 950 m mbi nivelin e detit, i rrethuar nga Alpet. Bukuria, pasuritë natyrore dhe kulturore të këtij fshati u lënë mbresa çdo vizitori. Shumë studiues apo kalimtar të huaj kanë shkruar për të, një nga të cilët është anglezja Mary Edith Durham, që e përmend këtë fshat në librin e saj “Brenga e Ballkanit”. Inxhinieri italian Piero Ghiglione, që vizitoi Bogën në vitet 1942, e quan atë “kryevendi” përsa i takon ngjitjeve në mal.

Sipas gojëdhënave Boga ishte emri i djalit të dytë të Kelmecës (të parit të  Kelmendit…). Nga djali i dytë rrodhi fisi i vogël i Bogës, i cili bënte pjesë në Fisin  e Kelmendasve. Deri në shekullin e XVII ky fshat ka qenë pjesë e Kelmendit, duke qenë një ndër katër bajraqet e tij. Në trojet e Bogës janë gjetur dëshmi arkeologjike të vendbanimeve  të hershme Ilire të shek. II-III. Shpella e Madhe, afër qendrës së banuar, është një dëshmi e hershmërisë së jetës në Bogë.

Lugina e këtij fshati fillon me Përroin e thatë në Grykë të Lugjeve dhe përfundon në Qafë T’thore në lartësinë 1700 m. Boga rrethohet nga male të larta, si Mali i  Livadhit me 2494 m, ku ndodhet dhe bjeshka më e bukur e Bogës, Mali i Rrabës me 2222 m lartësi dhe Mali i Bridashit me 2128 m lartësi. Këto male përveç se ia shtojnë bukurinë këtij fshati përbëjnë itinerare interesante për ngjitje malore si dhe mundësojnë lidhjen me fshatra të tjerë të Kelmendit (Nikçi, Kozhnje…), Thethin etj. Në malet e veshura me masive pyjesh drunore të ahut dhe pishave gjenden shumë bimë mjekësore. Një nga këto bimë është “Bari i Zemrës” ose Sanza, e cila u zbulua 2200 vite më parë nga mbreti Ilir Genti, për nder të tij iu vendos emri shkencor, Gentiana Lutea. Rrënjët e kësaj bime kanë vlera kurative për enët e gjakut, zemrën dhe frymëmarrjen.

Boga është vendi ideal për amatorët dhe profesionistët e speleologjisë. Këtu gjendet shpella të shumta të çmuara ndërkombëtarisht për vlerat e tyre. Përmendim këtu, Shpellën e Pucit,   Shpellën e Cilikokajve e eksploruar deri tani në thellësinë rreth 505 m, Pusi i Gjek Markut, më i thelli i eksploruar në Shqipëri ku gjendet akulli fosil, Shpella e Akullores, Shpella e Mullinit, Shpella e Livadhit Bogës, Shpella e Husit, Shpella e Njerëzve të Lagur etj.

Boga ka burime uji të mrekullueshme si kroni i Bogës dhe burimet e ujit Ogovan.

Kisha në Bogë i kushtohet Shën Mhillit, që njihet si kryeëngjëlli mbrojtës i miqve. Festa e Shën Mhillit fillon natën e 28 shtatorit dhe vazhdon ditën e 29 shtatorit. Ferliqet, gostitë e  ndryshme, e mbi të gjitha mikpritja që gjenë në shtëpitë në Bogë janë një traditë e ruajtur prej shekujsh. Këtu keni mundësi të akomodoheni në disa shtëpi pritëse mjaft komode, të ushqeheni në restorantet e fshatit, të provoni gatimet tradicionale si mishin e fërlikut, jardunin e deles, djathin e zier, kaçamakun, patatet në kaki etj.