Tamarë

Fshati Tamare është qendra administrative e komunёs Kelmend.

Ky fshat shtrihet në një lartësi rreth 280 m dhe gjendet aty ku bashkohen ujrat e lumit Cem tё Selcёs dhe Cemit tё Vuklit. Fshati ka marrё emrin nga Tamara, gruaja e Vezirit tё Shkodrёs në shek XVIII. Klima ёshtё e butё, rrallё bie dёborё. Përreth këtij fshati ngrihen male të thepisura, duke i dhënë fshatit pamjen e një grope të thellë. Kthjelltësia e lumit Cem dhe gurët e bardhë, që ka përpunuar gjatë rrugës së tij, ia shtojnë bukurinë fshatit. Në Tamare mund të argëtoheni duke peshkuar troftë, duke vajtur për gjueti kafshësh të egra, ose dhe duke pirë një birrë të mirë Tamara në shoqërinë e rrëfimeve interesante të banorëve. Me ndihmën e zyrës së informacionit, që ndodhet në këtë fshat, do të shijoni në maksimum eksperiencën tuaj në këtë fshat dhe në tërë Kelmendin.

Fshati i Tamares është një fshat i ri. Ai mori emrin nga gruaja e Vezirit të Shkodrës, e cila tek po kthehej nga Mali i zi ku kishte vajtur tё shikonte njerёzit e saj, mbeti nё fshat (atёherё kullota e Selcёs) sepse ujrat e rrёmbyeshёm nuk lejonin kalimin mbi urёn e vjetёr, qё gjendej mbi tё. Kёshtu Veziri i Shkodrёs dha para pёr ndёrtimin e urës së re, njё urё me dy qemere, ku qemeri më i lartë ёshtё 13 m. Ura që u ndërtua u quajt ura e Tamares dhe më vonë këtë emër mori dhe fshati.

Malet e thepisura të këtij fshati janë të pasura me florë të shumëllojshme dhe bimë mjekësore si: shërbelë, trumza, bliri, balsami, etj. Mbledhja e këtyre bimëve mjekësore është një burim të ardhurash për banorët e këtij fshati. Përveç florës së pasur, malet e këtij fshati janë një strehë e shumë kafshëve të egra si dhitë, derrat, lepujt, kaprojtë, etj. Pranë lumit Cem mund të bëni foto shumë të bukura por dhe mund të peshkoni troftën e egër të lumit, e cila është shumë e shijshme. Në Tamare gjenden njё sёrё shpellash karstike dhe nё disa prej tyre janё gjetur gjurmё banimesh tё hershme. Një ndër shpellat më të bukura është shpella e Malqe Grudës.

Arkitektura e shtëpive në Tamare u ngjan më shumë atyre të qyteteve të veriut të Shqipërisë.

Ngaqë banorët e këtij fshati janë të ardhur nga fshatrat e Kelmendit si dhe nga Trieshi, nuk festohet një festë e përbashkët, por festohen tri festa Zoja Rruzare në datë 07 Tetor, e cila festohet nga banorët e ardhur nga Selca, Zoja Ndihmëtare në datë 24 Maj, që festohet nga banorët e ardhur nga Vukli dhe Zoja e Trieshit, e cila festohet çdo të dielë të parë të Tetorit, për ata të ardhur nga Trieshi.

Në këtë fshat mund të akomodoheni në shtëpi pritëse. Këtu do të gjeni bar kafe, restorante, qendra interneti, dyqane suveniresh dhe produktesh ushqimore bio të Kelmendit.

Në zyrën e informacionit turistik mund të informoheni për atraksionet turistike, itineraret interesante, do të gjeni guida, harta të vlefshme, etj.