Territori dhe Mjedisi

 

Dashamirësit e maleve dhe të ushqimit natyral nuk mund të mos vizitojnë komunat e Kelmendit dhe Shkrelit: vende ideale për të bërë shëtitje në natyrë, trekking, xhiro me biçikleta malore në mes të një natyre të paprekur, për të njohur njerëzit dhe kulturën e vendit dhe për të shijuar gatimet tradicionale vendase. 

Shumë shtigje të hershme, dëshmitare për shekuj të marrëdhënieve shoqërore ndërmjet fshatrave, janë pastruar dhe markuar me sinjalistikën ndërkombëtare dhe GPS, dhe mund të përshkohen nga grupe familjare apo miqsh, sipas shkallës së vështirësisë që dëshirohet të përballohet: udhërrëfyesit vendas janë të gatshëm për të dhënë këshilla dhe për të shoqëruar eskursionistët në këtë territor, i cili është i gjithi për t’u zbuluar!

Kush dëshiron të përfshihet në përvoja të veçanta apo të përjetojë momente të jetës së përditshme në lartësi, mund të bashkohet me familjet e komuniteteve vendase, të cilat nga qershori deri në shtator, zhvendosen së bashku me bagëtitë e tyre për në stanet e bjeshkëve, për t’iu përkushtuar kullotave dhe prodhimit të qumështit dhe djathit. Një përvojë unike dhe mbresëlënëse që do t’ju kthejë pas në kohë 

Ju Mirpresim.