Vukël

Është ndёr fshatrat qё Mary Edith Durham e konsideron magjepёs.

Gёrmimet arkeologjike dёshmojnё pёr njё banim tё kёtij fshati qё nё periudhёn e neolitit. Ky fshat shtrihet në lartësi 525- 1150 m, 18 km larg fshatit Tamare, qendrës së komunës Kelmend. Klima relativisht e butë në luginën e Vuklit ka krijuar kushtet e favorshme për gjallërimin e një vegjetacioni të shumëllojshëm. Këtu do të gjeni bimë mjekësore, shumë lajthi e arra, kullota të bukura alpine etj. Të apasionuarit pas eksplorimit të shpellave do të gjejnë në Vukël shumë shpella interesante.

Burime ujore, monumente natyre ju presin që t’i vizitoni e t’i fotografoni. Peisazhi natyror, jeta e thjeshtë blegtorale e banorëve do ju bëjnë të ndjeheni një me natyrën dhe të harroni qytetet e zhurshme.

Mendohet se emri i fshatit Vukël vjen nga emri i banorit të parë me emrin Vuli. Banimin e hershëm të fshatit e dëshmojnë gjetjet arkeologjike në shpella si p.sh. në Shpellën e Lul Ndreut, Shpellën e quajtur Buni i Vjetër etj.

Nё malet pёrreth mund tё bёhen ekskursione dhe ngjitje malore për profesionist dhe jo profesionist. Flora ёshtё e shumëllojshme kёtu, drurёt e ahut dhe pishave kombinohen me shkurret. Gjenden njё sёrё bimёsh mjekёsore si sanza, akacja, arrat, bar veshi, bliri, salepi etj. Nё Vukёl shumё interesante janë Burimet e Vuklit, të cilat janë shpallur monumente të natyrës. Fshati ka burime tё shumta ujore, ku mё e rёndёsishme ёshtё gurra e Pepushajve. Për të apasionuarit pas speologjisë, ky fshat ofron shumë shpella interesante jo vetëm me vlera arkeologjike por dhe natyrore si p.sh. Shpella e Vushës. Shpella e Prekë Calit 5 km larg nga qëndra e Vuklit është një ndër shpellat më interesante të fshatit. Flitet se nëpërmjet kësaj shpelle lidhet fshati Vukël me fshatin Selcë dhe në të rrjedh vazhdimisht ujë.

Fshati ёshtё kryesisht blegtoral. Shtёpitё janё 1-2 katёshe prej guri me çati tё mbuluar me tjegulla tё kuqe. Festa e cila festohet në këtë fshat është Zoja Ndihmëtare në datë 24 Maj, ku si çdo festë tjetër në Kelmend, miqtë mblidhen që në darkën e 23 Majit. Në ditën e festës pastaj mbidhen të gjithë tek kisha e fshatit, ku marrin pjesë në kremtimin e meshës dhe shpeshherë bëhet dhe një log i vogël me këngëtarë, vallëtarë si dhe instrumentistë të zonës. Në fshat do të gjeni Bar – Kafe të vogla dhe dyqane rishitjesh produktesh ushqimore.